Kategoria Superiore do të riktehet më në fund ditën e mërkurë. Liga Profesioniste dhe klubet i dhanë fund bojkotit dhe tashmë topi do të nisë të rrotullohet sërish.

Ditën e diel skuadrat do të luajnë ndeshjet e turit të parë të Kupës, ndërsa ditën e mërkurë do të luhet java e parë e Kategorisë Superiore.

Pas dritës jeshile, FSHF-ja ka zbuluar edhe oraret për javën e parë të Superligës që do të startojë me dy ndeshjet Kastrioti-Partizani që do të luhet në stadiumin e Kamzës dhe Bylis-Laçi në “Adush Muça” me ndeshjet që do të startojnë në orën 13:45.

3 sfida e tjera, Teuta-Skënderbeu, Vllaznia-Apolonia dhe Tirana-Kukësi do të luhen në orën 16:45, ndërsa bardheblutë nuk kanë vendosur ende se ku do ta luajnë këtë ndeshje duke parë që stadiumi “Selman Stermasi” dhe “Air Albania” janë në fazën e përpunimit të barit të fushës./newsport/

E mërkurë, Java 1:

Kastrioti–Partizani 13:45

Bylis–Laçi 13:45

Tirana–Kukësi 16-:45

Teuta–Skënderbeu 16:45

Vllaznia–Apolonia 16:45