Vllaznia do të luajë me 28-shtator ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Flamurtarit, por mbi të gjitha në fundjavë takimin me Teutën. Në këto momente, problemi kryesor i Josës janë dëmtimet.

Tre janë futbollistët që shqetësojnë Josën, dy kosovarët Latifi dhe Boshnjaku, por edhe Bulatoviç. Latifi mund të jetë gati tashmë pak nga pak, teksa pritet t’i bashkohet ekipit në ditët e ardhshme.

Ndërkohë, në dyshim është Boshnjaku, i cili ka një shqetësim më serioz. Sa i takon Bulatoviç, ai pritet që të rikthehet së shpejti me ekipin dhe të nisë përgatitjet, pasi nga sa mësohet nuk ka diçka serioze.

Gjithsesi, trajneri i Vllaznisë, Josa shpreson që me durrsakët të ketë skuadrën të plotë dhe të luajë me gjithë më të mirët. Megjithatë, përtej të tjerave, deri në ndeshjen me Teutën ka më shumë se 10-ditë dhe Josa ka luksin për të zgjedhur më të mirët.

Në këto pesë javë të para, Vllaznia ka grumbulluar nëntë pikë, duke pasur tre fitore dhe dy humbje.
Maringlen ZHIVANI