Ditën e sotme Kategoria e Parë do të zbresë e gjitha në fushë, përveç takimit mes Dinamos dhe Vllaznisë që do të zhvillohet ditën e nesërme. Takime të rëndësishme do të luhen në Grupin A dhe B. Korabi-Erzeni do të jetë ndeshja që do të zhvillohet në kuadër të fazës “Play-Off” në Grupin A.
Ndërkohë, për sa i përket mbijetesës, Vora do të presë Veleçikun e vendit të parë, ndërkohë që Iliria dhe Burreli do të përballen së bashku.
Në Grupin B, Orikumi ndeshet me Bylisit e vendit të parë, ndërsa Lushnja pret Besën. Për sa i përket mbijetesës, Pogradeci do të udhëtojë për tu përballu me Turbinën, ndërsa Elbasani pret Apoloninë e vendit të parë. Sfidat do të startojnë në orën 16:00. Më poshtë pasqyra e plotë: