Elis Bakaj nuk di të ndalet në Bjellorusi. Ish-sulmuesi i përfaqësues sonë ka shënuar sërish në fitoren 4-0 që skuadra e tij Shatjor Soligorsk ka arritur në fushën e vet ndaj Minskut. Bakaj ka shënuar golin e dytë të ekipit të tij.

Duhet theksuar se Elis Bakaj është kthyer në njëë lider në radhët e skuadrës së Shaktjorit, që ndodhet në vend të dytë pas Bate Borisov me 9 pikë diferencë.

Elis Bakaj, aktualisht 31-vjeçar ka shënuar 9 gola me fanellën e skuadrës së Shaktjorit, ndërsa është kthyer në një idhull të fansave të vet me paraqitjen e mirë të këtij sezoni./vipsport/