Ditën e sotme në Dublin të Iralndës është hedhur shorti i kualifikueseve të kampionatit europian “Euro 2020” dhe Shqëipëria nuk ka rënë në një grup të lehtë.

Një analizë të këtij grupi e ka bërë edhe Astrit Hafizi i cili ka thënë se objektiv kryesor është që të marrim 12 pikë përball Moldavisë edhe Andorës.

“Nëse analizojmë grupi vëmë re ekipe si Islanda dhe Turqia që duan të kapin vendin e dytë. Franca është veç, nuk ka shumë ndryshime nga Botërori. U ka ikur vetëm Zhirud. Me ta kemi luajtur vetëm një ndeshje zyrtare dhe të tjerat kanë qenë miqësore. Na kanë mposhtur në 90-tën, 0 me 1 dhe 5 me 0. Ndërsa me Islandën i kemi humbur të dyja ndeshjet zyrtare që i kemi luajtur.

Më pas ai u ndal dhe te objektivat real që duhet të ketë Kombëtarja ku tha”

“Me Turqinë kemi luajtur disa miqësore. Mendoj se duhet të llogarisim 12 pikë Andorën dhe Moldavinë. Nëse vazhdojmë të kemi këtë gjendje, edhe Islanda nuk ka dalë mirë, me ndryshimet që do të bëjmë duhet të shkojmë në vendin e tretë. Islanda ka luajtur në Botëror, gjithashtu edhe Turqia.”

“Ata nuk e kanë problem që të fusin lojtarë që luajnë jashtë. Ne na vijnë pa luajtur dhe pretendojnë që të luajnë mirë. Të dyja ekipet nuk kanë bërë mirë në Ligën e Kombeve. Franca është tjetër histori. Ne kemi probleme, luajnë apo jo, por edhe probleme lëndimesh. Kemi Abrashi dhe Roshin që janë të dëmtuar.”