Gennaro Gattuso ka përgëzuar Patrick Cutrone-n për “zjarrin në vena” dhe është surprizuar nga paraqitja e Ignazio Abate-s në qendër të mbrojtjes gjatë fitores 2-1 të Milan ndaj Parma-s.

“Parma meriton elozhe, sepse nuk është rastësi që ishte vetëm dy pikë poshtë nesh. Ata janë një skuadër e organizuar, e vështirë të luash kundër dhe nëse u jep hapësira ata mund të shkaktojnë probleme,” shprehet Gattuso për DAZN.

“Ne bëmë një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e dytë.

“Cutrone? Ai jeton për golin dhe ka zjarr në venat e tij. Jam shumë i lumtur për të. Ai duhet të vazhdojë kështu, pasi mund të luajë akoma më mirë.

“Të shohësh Abate-n të luajë aq mirë në qendër të mbrojtjes është gjithashtu një surprizë e bukur. Duhet të jemi me fat si trajneri dhe të punojmë me lojtarë inteligjentë të cilët mund të adaptohen.

“Ky është sekreti i këtij ekipi, të gjithë gati për të zbritur në fushë.”