Tirana ka shansin e artë që në ‘Loro Boriçi’ mund të hedhë themelet për titullin kampion. Një triumf i bardhebluve dhe një hap fals i Partizanit do të bënte që ata të merrnin arratinë me 9 pikë diferencë. Përballja mes kampionëve në fuqi dhe Vllaznisë gjithmonë përcjell emocione, respekt por edhe nerva loje.

Faktin që është një sfidë deçizive e tregon edhe prania e Presidentit Refik Halili i cili këtë të premte ishte i pranishëm në qendrën stërvitore të Tiranës ku për rreth një orë bisedoi me skuadrën.

Ai i jep më shumë forcë ekipit duke iu rikujtuar dhe njëherë sesa vlerë ka kjo ndeshje duke ju bërë thirrje për të treguar forcën e tyre këtë sezon. Pse jo një premio po ashtu do e motivonte edhe më shumë skuadrën.

Brdheblutë kanë bërë një ecuri të mirë këtë sezon dhe shpesh trajneri Orges Shehi ka shprehur se objektiv ka tripletën. Po ashtu edhe nga Presidenca pritshmëritë janë të larta.