Friday, January 30, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJazxhi paralajmëron: Jemi gati për 'luftë' me Vllazninë

Jazxhi paralajmëron: Jemi gati për ‘luftë’ me Vllazninë

Në prag të ndeshjes të së dielës ndaj Vllaznisë, Teuta po përgatitet për një përballje të rëndësishme në kampionat. Mbrojtësi qendror i durrsakëve, Artan Jazxhi, ka folur për gjendjen e skuadrës, atmosferën në grup dhe pritshmëritë për këtë duel të fortë, duke theksuar rëndësinë e përqendrimit dhe mbështetjes së tifozëve. Kujtojmë që Jazxhi u stërvit gjatë verës së shkuar me Vllazninë dhe u federua me të në Kupat e Europës, por pa luajtur me të për shkak të një dëmtimi.

Artan, si është gjendja e skuadrës në prag të ndeshjes të së dielës ndaj Vllaznisë?

Skuadra është në gjendje të mirë, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Kemi punuar fort gjatë javës dhe mendoj se jemi të përgatitur për një ndeshje të vështirë. Atmosfera në grup është pozitive dhe të gjithë janë të fokusuar te rezultati.

Vllaznia është një kundërshtar i fortë. Çfarë ndeshjeje prisni?

Vllaznia është një ekip me traditë dhe cilësi, sidomos në repartin ofensiv. Presim një ndeshje të luftuar, me intensitet të lartë. Duhet të jemi të përqendruar nga minuta e parë deri në fund dhe të shmangim gabimet.

Si mbrojtës qendror, çfarë do të jetë kyçe për repartin defensiv të Teutës?

Organizimi dhe komunikimi. Nëse mbrojtja funksionon si një trup i vetëm, është shumë më e vështirë për kundërshtarin të krijojë raste. Duhet disiplinë taktike dhe sakrificë nga të gjithë, jo vetëm nga mbrojtësit.

Sa e rëndësishme është kjo ndeshje për objektivat e Teutës?

Çdo ndeshje është e rëndësishme, por këto përballje direkte kanë peshë të madhe. Një rezultat pozitiv do të na japë më shumë besim dhe do të na ndihmojë në vazhdimësinë e kampionatit.

Një mesazh për tifozët?

I falënderojmë për mbështetjen e vazhdueshme. Shpresojmë t’i kemi pranë edhe të dielën, sepse prania e tyre na jep një shtysë ekstra. Do të japim maksimumin për t’i bërë krenarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments