Ish-gjyqtari ndërkombëtar Lorenc Jemini, mendon se afrimi i gjyqtarëve të huaj për një ndeshje si ajo mes Tiranës e Kastriotit, ofendon gjyqtarët shqiptarë. Në “Procesi Sportiv”, ai argumentoi se ky ishte ndër vitet më të mirë të gjyqtarëve shqiptarë.

“Ky ka qenë ndër vitet më të mira të arbitrave, nuk mbaj mend të kenë arbitruar me qetë se kaq. Kjo e gjyqtarëve të huaj ka ndodhur pasa 10-12 viteve, jo në vitet e fundit. Por kjo nuk është gjë e mirë, të mos u japësh besim arbitrave është ofendim. Ishte ndeshje normale në Tiranë e u luajt futboll.

Feronikeli luajti titullin kampion me gjyqtarë vendas. Kur u luajt ajo, pse të mos luhet në Shqipëri? Para pesë vitesh u mor një gjyqtar i huaj për titullin, ofendim njëlloj është, si ai i Vllaznia-Tirana.

E mira e gjyqtarit të huaj ishte se e ka drejtuar ndeshjen në mënyrën perfekte, që asnjë palë të mos flasë pas ndeshjes”, tha Jemini. /vipsport/