Specialisti i movioles, ish- arbitri i FIFA-s Lorenc Jemini, eshte i mendimit se goli i djeshem i Vllaznise ne Laç ka qene mese i rregullt dhe arbitrat kane gabuar ne anullimin e tij.
“Une mendoj se goli eshte i rregullt. E para, nga pamjet qe na serviren, une nuk e kam te qarte nese eshte prekur me dore apo jo topi dhe kur nuk ke pamje te qarta, lejon vazhdimin e lojes.
Por edhe nese e ka prekur topin me dore, ajo eshte ne nje pozicion natyral dhe si rrjedhoje duhej vijuar loja. Arbitri ne fakt ashtu ka bere por eshte sinjalizuar nga VAR-i. Mendoj se me shume sesa pergjegjesi e Hamitit, eshte e arbitrit te VAR-it.
Drejtuesit e Vllaznise kane te drejte qe protestojne sepse jane 4 ndeshjet e fundit rradhazi qe jane ndeshkuar nga arbitrat, por nuk duhet te ndalen ne emra te perveçem e te shpallin “non grata” nje arbiter apo nje tjeter.
Por ne ndeshjen ndaj Laçit duhet thene se ne minuten e 13-te ka patur edhe nje karton te kuq te padhene per njerin nga futbollistet e Vllaznise (Mustedanagiç), per nderhyrje me taka ndaj nje kundershtari”./SHKODRA-SPORT.COM/