Sporti i hendbollit u ngjit serish ne nivele te larta ne Sportklub Vllaznia dhe ekipi kuqeblu u rikthye pas shume vitesh tek titulli kampion, por kjo nuk ka mjaftuar qe gjerat te vijojne ne rrugen e duhur.

Dhe nje arsye qe na ben te mendojme keshtu eshte se “arkitekti” i ketyre sukseseve, trajneri Artan Durro sot ka njoftuar seka dhene doreheqjen nga kjo detyre per shkak te angazhimeve te tij te ndryshme.

Me nje postim ne rrjetet sociale, Artan Durro jep lajmin per doreheqjen e tij teksa shkruan:

“Te nderuar shoke, miq, kolegē dhe sportistēt e mrekullueshem te hendbollit Shkodran edhe pse pak vite si trajner,dua te ju njoftoj se per arsyet e mia personale dhe angazhimet familjare jap doreheqjen time perfundimtare nga drejtimi i skuadres.

Marredheniet me Bashkine e klubin jane zgjidhur qe perpara dhe pritej firmosja e kontrates se re ne muajin shtator por une kam vendosur te dorehiqem perfundimisht nga hendbolli.Falenderimet jane te shumta:I pari eshte per familjen time qe kane qene gjithmone mbeshtetja ime kryesore,e dyta eshte per djemte dhe sportistēt e mrekullueshem te hendbollit Shkodran qe per 5 vite sollen 3 trofe te tjere ne Shkoder duke e rritur numrin e trofeve te fituara nder vite nga hendbolli Shkodran…

…dhe treta eshte per shoket e mi te nderuar te hendbollit qe mu bene krah i fuqishem me donacionet e tyre te shumta monetare e materiale.Jam krenar per djemte e sportistēt e mrekullueshem te hendbollit Shkodran,shoket e mi te hendbollit nder vite,qe bene te mundur keto arritje e suksese te hendbollit Shkodran.Me shume respekt e mirenjohje per ju te gjithe Artan Durro”.