HomeKRYESOREJo Milanit dhe Bayernit, Lopetegui arrin marrëveshje me skuadrën angleze

Jo Milanit dhe Bayernit, Lopetegui arrin marrëveshje me skuadrën angleze

Julen Lopetegui ishte shumë pranë Milanit, pasi ishte kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e gjigantit italian. Megjithatë trajneri spanjoll në fund refuzoi të marrë drejtimin e kuqezinjve, por ai pati ofertë edhe nga rekordmenët gjermanë Bayern Munich.

Njësoj si Milanin, Lopetegui ka refuzuar edhe Bayernin dhe karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit anglez Ligën Premier. Megjithatë trajneri spanjoll duket se paska pasur të tjera plane sa i përket skuadrës që dëshiron të drejtojë.

Mediet britanike raportojnë se Lopetegui do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me West Ham United me vlerë 4 milionë euro në sezon plus bonuse, me opsionin për të zgjatur bashkëpunimin që do të aktivizohet nëse “Hammers” e mbyllin të paktën një nga dy sezonet në vendin e shtatë, pra në zona e Evropës.

Detajet përfundimtare mungojnë ende, mes palëve ka një akord, megjithatë kontrata nuk është firmosur ende. Do të ishte një befasi e madhe nëse marrëveshja do të prishej, por gjithçka në lidhje me arritjen e akordit ka ndodhur në ditët e fundit. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments