Nga Endri ÇINARI

Vllaznia mori një fitore shumë të rëndësishme në javën e 34-ët të Superiores. Shkodranët mposhtën në limite ekipin e Dinamos, me rezultatin 1-0. Kjo falë një goli të Dodajt në minutën e 93-ët. Ky ishte suksesi i dytë që me ardhjen e Brdaric në stol. Ku gjermani ka pikët e plota pas 2 ndeshjeve të para.

Rezultatet pozitive kanë kthyer edhe njëherë ekipin në rrugën e duhur, por kuqeblutë sërish nuk janë ekipi më në formë i periudhës së fundit. Shkodranët kanë grumbulluar 8 pikë nga 15 të mundshmet në 5 ndeshjet e fundit. Më mirë se 9 herë kampionët e vendit kanë bër plot 3 skuadra gjatë kësaj periudhe.

Duke nisur nga Teuta që ka fituar 10 pikë në 5 ndeshjet e fundit. Durrsakët kanë shënuar 4 gola dhe kanë pësuar vetëm 1. Duke siguruar kështu mbijetesën matematikisht dhe pretendon të qëndrojë edhe larg zonës “play out”. Zonë me të cilën po lufton me Laçin, ku edhe kurbinasit kanë marrë 10 pikë në 5 ndeshjet e fundit.

Një duel në distancë ky mes trajnerëve shkodranë, Martini tek Teuta dhe Cungu tek Laçi. 10 pikë gjatë kësaj periudhe ka grumbulluar edhe Partizani. Me të kuqtë që kanë ngjitur shkallët në klasifikim dhe po “kërcënojnë” dyshen kryesuese të Egnatias dhe Vllaznisë./www.shkodrasport.com/