Tek Burreli i sezonit të ri ka shumë ndryshime. Ardhja e trajnerit Samuel Nikaj në krye të tij është shoqëruar me shumë ndryshime në skuadër. Kanë ardhur lojtarë me shumë përvojë të tjerë që e kanë forcuar shumë atë dhe në mes tyre janë edhe disa futbollistë shkodranë.

Por në fakt nuk ka vetëm afrime shkodranësh tek ky ekip. Prej tij është larguar një futbollist tjetër. Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare sulmues Emrah Fikaj. Lajmin për largimin e tij nga Burreli e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan:

“Nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të futbollit Burreli. Falenderoj çdo qytetar, tifoza, drejtuesa dhe trajnerë, për përkrahjen dhe mbështetjen që më dhanë gjatë gjithë kohës.

Falenderoj në veçanti të gjithë çunat e ekipit për çdo moment me to, do të jenë gjithmonë kujtime të bukura. Falenderoj shumë drejtorin e ekipit Klevis Gjoka për çdo gja. Shpresoj që një ditë të shihemi pranë dhe gjithmonë ta shoh Burrelin sa më lart”
www.shkodrasport.com