Partizani ka njoftuar largimin e Emiljano Mustës, teksa është ndërprerë bashkëpunimi. Një lëvizje e çuditshme teksa flitet për një prej futbollistëve që ka bindur më tepër në këtë sezon të ri, mes shumë lojtarëve që kanë zhgënjyer.
Pavarësisht raportimeve në media, në fund të dyja palët kanë ndërprerë me konsensus kontratën, me lojtarin qe tashme pritet te ndjeke ish- trajnerin e tij Ilir Daja tek skuadra e Ballkanit ne Kosove.
Ja njoftimi i klubit Partizanit per largimin e ketij lojtari:
|FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Emiljano Mustën. Mbrojtësi 29 vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën midis tyre.
FK Partizani falënderon Emiljano Mustën për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij sportive.