Vitet më të bukura të karrierës i kaloi te Napoli, aty ku u kthye në idhullin e tifozëve dhe formonte një sulm fantastik me Edinson Cavanin. Ezequiel Lavezzi ka vendosur t’i japë fund me futbollin në moshën 34-vjeçare. Argjentinasi është aktivizuar me ekipet e Estudiantes, San Lorenzo, Napoli, PSG dhe Hebei China Fortune.

Lavezzi siç e dini, i pat shenuar edhe Vllaznise ne ndeshjen qe ajo pat zhvilluar ne vitin 2008, pikerisht per Kupen UEFA, me 28 gusht te atij viti ne ndeshjen e luajtur ne “San Paolo” te Napolit, duke kontribuar ne fitoren 5-0 te Napolit.

Nderkohe prej shkurtit të vitit 2016 ishte pjesë e ekipit kinez dhe tani ka ardhur fundi i karrierës. Lavezzi shënoi golin e vetëm të ekipit të tij në humbjen 1-3 kundër Guangzhou Evergrande dhe në fund të takimit zyrtarizoi tërheqjen.

“Nuk do e harroj kurrë këtë ndeshje, sepse ishte e fundit e karrierës time. Dua t’u përkushtohem fëmijëve të mi dhe të kaloj kohën me ta. Ka ardhur momenti për të marrë këtë vendim“, theksoi Lavezzi. “El Pocho” zhvilloi edhe 51 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës, gjatë të cilave shënoi 9 gola. /abcnews