Zhgenjim tek tifozet per humbjen e djeshme te Vllaznise ne Laç ne shifrat 1-2, per me teper per faktin qe skuadra shkodrane ishte ne avantazh qe ne minuten e 3-te, por gjithçka u permbys me pas.
Nje ndeshje pergjithesisht zhgenjyese per kuqeblute e trajnerit Memelli dhe kjo reflektohet edhe tek numri jo shume i madh i votuesve qe kane marre pjese ne sondazhin e kesaj jave te “Shkodra Sport” per lojtarin me te mire te kesaj ndeshje.
Ne total kete here kane marre pjese ne kete votim 223 vete dhe interesant eshte fakti qe me shume se gjysma e tyre kane votuar portierin Kristi Qarri si me te miren e kesaj ndeshje per Vllaznine. Ne fakt numri 1 i kuqebluve ka treguar nje forme te shkelqyer duke qene shpetimtari i skuadres se tij te pakten ne 6 raste te sigurta per gol.
Pikerisht per kete arsye, ai ka marre plot 121 vota, nderkohe qe te tjeret pas tij jane shume pas. Autori i golit Lorik Boshnjaku ka marre vetem 18 vota, Esat Mala 16, Geralb Smajli 13, Bekim Balaj dhe Ardit Krymi nga 10 e keshtu me rradhe,
Duke qene nje diference kaq e madhe ne votim ne mes vendit te pare dhe atij te dyte dhe te trete, gazeta “Shkodra Sport” ka vendosur qe kete jave ne podium te kete vetem nje futbollist: Kristi Qarrin i cili shpallet “lojtari me i mire i kesaj ndeshje”.
Kujtojme qe kjo eshte hera e dyte rradhazi qe ky portier shpallet lojtari me i mire i ndeshjes, sepse nje gje e tille rezultoi edhe pas ndeshjes se kaluar me Partizanin. Tregues ky qe Qarri po ben mjaft ne kete sezon te tij te pare si titullar ne porten e Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/
SONDAZH/ Sipas jush, cili ishte lojtari i ndeshjes ndaj Laçit?