Sezoni i Barcelonës nuk ka mbaruar ende por Arthur Melo ju ka dhënë lamtumirën shokëve të tij të skuadrës.
Mesfushori brazilian sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e skuadrës së Juves falë shkëmbimit me Pjanic.
Sipas asaj që raporton ‘Mundo Deportivo’ prapa transferimit të tij nuk qëndrojnë vetëm arsye teknike.
Sezonin e kaluar ish Gremio nuk ishte në gjendje të vendosej në njëmbëdhjetë titullarët e Valverde për shkak të disa problemeve fizike.
Arthur gjithashtu ka pranuar se ka gabuar në disa raste.
Në pjesën e parë këtij sezoni me Valverde ai e filloi vetëm me 8 raste pasi ishte dëmtuar gjatë qëndrimit të tij me Kombëtaren.
Në dhjetor ish Gremio shkeli kodin e brendshëm duke vajtur për ski në Andorra.
Arthur ka luajtur vetëm katër ndeshje që nga fillimi.
Pra Barcelona duke pasur parasysh këto probleme të vazhdueshme, ka vendosur të pranojë ofertën e Juves.