Kjo do të jetë padyshim një verë shumë e nxehtë për Kastriot Dermakun. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka shkëlqyer në edicionin në fjalë në Serinë B me fanellën e Kozencës, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të Serisë A, gjë që e ka shtyrë të refuzojë ofertat që i bëri klubi aktual për të rinovuar kontratën, edhe me përmirësim të ndjeshëm të kushteve financiare.

Gjatë javëve të kaluara është folur vazhdimisht për klubet e Bolonjës dhe Torinos që ndjekim me vëmendje futbollistin e përfaqësueses shqiptare. Të dy palët mendohet se kanë nisur edhe kontaktet me lojtarin për ta bindur të veshë fanellën e një prej këtyre dy klubeve në edicionin e ardhshëm.

Por sipas mediave italiane, për lojtarin ka ardhur një ofertë më tunduese, pasi mund të kthehet në “shtëpi” për të luajtur në Serinë A. Bëhet fjalë për klubin e Parmës, një nga më të mëdhenjtë në krahinën e Rexhio Emilias ku ka lindur mbrojtësi shtatlartë (1,95 metra) i përfaqësueses kuqezi.

Skuadra thuajse ka të sigurt mbijetesën në Serinë A, por në sezonin e ardhshëm dëshiron të luajë për objektiva më të rëndësishëm dhe ka planifikuar merkaton me përforcime në çdo repart, duke filluar nga Dermaku i cili më në fund do të kelt mundësinë të debutojë në elitën e futbollit italian. /vipsport/