Tashmë kur kampionati është i pezulluar, sulmuesi i Partizanit, Erald Çinari ndodhet pranë familjes së tij në qytetin e Shkodrës.

Në fakt, Çinari sot ka qenë pranë mjekut të skuadrës së Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja, në klinikën e tij të fundit.

Në foto duken qartë Haxhaja dhe Çinari, të maskuar, por edhe me doreza për t’u mbrojtur nga “Covid-19”, ndërsa është vetë mjeku shkodran që pasqyron foto me sulmuesin e skuadrë së kuqe që ka dalë nga akademia kuqeblu.

Kjo periudhë e gjatë pezullimi e kampionatit dhe stërvitja individuale mund të ndikojnë negativisht në radhët e lojtarëve të kampionatit shqiptarë.

Më poshtë edhe videon e doktorit Haxhaja me sulmuesin Erald Çinari…