Bundesliga do të jetë kampionati i parë i madh që do të rifillojë në Europë pas ndalesave dhe shtyrjeve për shkak të koronavirusit. Por ai nuk do të jetë i vetmi që do të shohë ndeshje në fushë më datë 9 maj. Në atë ditë do të fillojë edhe kampionati në Ishujt Faroe, ku mendojnë se e kanë izoluar virusin dhe mund t’i kthehen pak nga pak normalitetit.

Formuladeildin, emri i kampionatit, do të nisë me rregulla shumë strikte për të evituar infeksione të mundshme derisa të jetë garancia absolute se në ishull nuk ka më të infektuar. Ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura, ndërsa do të zbatohen kushte higjeno-sanitare sipas një protokolli të veçantë.

Për shembull në fushë askush nuk do të lejohet të shfryjë hundët apo të pështyjë në tokë, secili duhet të ketë shishen e tij për të pirë ujë. Ndërkohë, para dhe pas ndeshjes të gjithë duhet të lajnë mirë duart, kurse topat e ndeshjes do të dizinfektohen para se të nisë loja.

Çdo klub duhet të vendosë në dizpocion dy dhoma zhveshjesh për secilën skuadër, në mënryë që të respektohen sa më shumë rregullat e distancimit.

Që nga kjo javë kanë nisur stërvitjet e lojtarëve në grupe të mëdha, ndërsa më parë lejoheshin deri në 5 persona. Gjithçka për të bërë të mundur kthimin sa më parë në fushën e lojës në periudhën e vitit kur temperaturat mundësojnë që të zhvillohet rrëgullisht kampionati. /vipsport/