UEFA po mendon të heq sistemin VAR në ndeshjet Europiane. Në mbledhjen e nesërme që do të mbahet mes 55 Federatave do të diskutohet edhe heqja e këtij sistemi për këtë sezon.

Arsyeja e heqjes së sistemit VAR nga kompeticionet Champions dhe Europa League është për faktin se arbitrat që qendrojnë në dhomën e VAR-it janë shumë afër me njëri-tjetrin dhe nuk kanë një distancë që është e detyrueshme në këtë kohë.

Vendimi final pritet të merret pas mbledhjes së nesërme pasi gjithashtu ekziston edhe plani “B” që UEFA ka menduar.

Për të mbajtur këtë sistem në Europë planifikohet që gjyqtarët që qendrojnë në dhomë të jenë distancuar nga njëri-tjetri duke respektuar kështu rregullat./newsport/