Vllaznia e basketbollit te meshkujve sot ka luajtur ndeshjen e fundit te kampionatit dhe ka fituar me rezultatin 89-86 duke perfituar edhe nga humbja e Kamzes dhe kesisoj thuajse eshte e shpetuar nga renia prej Superliges.

Ne fakt ndeshja e Kamzez ka nisur me heret dhe humbja e saj eshte marre vesh ne gjysmen e ndeshjes qe po luhej ne “Asllan Rusi”. Kjo padyshim qe ia shtoi edhe me shume deshiren per ta fituar me çdo kusht ndeshjen ndaj Partizanit.

Por duhet pranuar se fitorja ndaj te kuqve u eshte bere edhe me e lehte basketbollisteve shkodrane dhe kjo ka patur nje arsye me shume. Siç eshte bere e ditur qe dje, nje nga lojtaret me te mire te Partizanit, shkodrani Daniel Lekndreaj u ka kerkuar drejtuesve te skuadres qe te mos luante ndaj ish- skuadres se tij ne kete moment serioz per te.

Kjo kerkese u miratua prej tyre, duke pare edhe anen psikologjike te lojtarit. Por jo vetem kaq. Te njejten gje ka bere edhe nje tjeter lojtar i te kuqve. Behet fjale per tiranasin Algert Gjonaj. Siç e shikoni edhe nga fotoja, ai nuk ka luajtur ne kete ndeshje sepse kuptohet qe ka ende nje respekt te madh per Vllaznine, skuader me te cilen u pat shpallur kampion ne sezonin 2015-16.

Prandaj dhe Gjonaj ashtu si Daniel Lekndreaj meritojne nje falenderim per gjestin e bere dhe respektin qe kane treguar ndaj Vllaznine. Ne fakt, nuk ndodh shpesh nje gje e tille.
© shkodrasport.com