Djali i figurës legjendare të kombëtares shqiptare, Rudi Vatës, është një nga talentet më të mëdhenj që kemi aktualisht, e që po përgatitet te skuadra e Selltik. Me gjigandët e njohur skocez, Rocco që gjendet në moshën 13-vjeçare, ka një vlerësim të jashtëzakonshëm.

Madje situata deri aty, aqsa në fushatën për të shitur biletat e këtij klubi me histori të madhe në Europë, përkrahë emrave si James Forrest dhe Karamoko Dembele, që janë lojtarët më të kërkuar nga ekipet e mëdha, si figurë gjendej edhe djali i Vatës. Kjo për arsyen sepse bën diferencën në grupmoshat e vogla te Selltik dhe në Skoci nuk e lënë lehtë që një lojtar me një të ardhme të madhe, të kalojë pa shumë zhurmë.

Vetë Rudi Vata do të tregonte gjithë sakrificat e djalit të tij, që në të ardhmen të luajë në arena më të njohura europiane. “Largohet në orën 7 të mëngjesit dhe kthehet në orën 7 të mbrëmjes, por kjo nuk është e vetmja sakrificë e madhe. Dëshiron që të bëj çdo gjë që e dëshiron. Shikoni pak rastin e Kristiano Ronaldos. Në moshën 33-vjeçare po nënshkruan te Juventusi për një shifër të madhe parash.

Përse vjen e gjitha kjo? Sepse ka punuar më shumë se çdo lojtar në histori dhe vazhdon ta bëj, madje edhe kur është multi-milioner dhe ka arritur gjithçka. Sa i përket djalit tim, ka një dhuratë të madhe nga perëndia. Sigurisht që është një rrugë e gjatë dhe e vështirë përpara. Por është më shumë i talentuar sesa kam qënë unë”, u shpreh Rudi Vata. /Shqiperia.ch/