Barcelona ka parë disa nga talentet e tyre të “La Masia”, që largohen nga klubi në vitet e fundit, me Eric Garcia që ka nënshkruar me Manchester City-n, me Jordi Mboula që ka lëvizur në Monaco dhe me Sergio Gomez, që së fundmi u largua nga Katalonja duke u bashkuar me Borussia Dortmund gjatë merkatos së janarit.

Për të parandaluar një “eksod” të ngjashëm të akademisë së tyre, Real Madridi po planifikon të fusë klauzola lirimi prej 30 milionë eurosh në kontratat e yjeve të tyre të ardhshëm – sapo të arrijnë moshën 16 vjeç, moshë në të cilën këto klauzola mund të përfshihen.

Në rastin e të rinjve më të talentuar, “Los Blancos” do të përpiqen të shtojnë një klauzolë prej 50 deri 60 milionë euro. Kjo nuk do të thotë, që lojtarët do të fitojnë paga astronomike që të rinj me politikën e tanishme, që nuk ka anëtarë të skuadrës së Castilla, që marrin më shumë se 250,000 euro.

Juan Mata dhe Jose Angel Pozo janë dy lojtarë që u larguan nga Valdebebas pa “bekimin” e klubit, por ata janë përjashtim. Shumica e atyre që kanë lëvizur nga akademia e Real Madridit e kanë bërë këtë me miratimin e klubit.

Me përfshirjen e klauzolave astronomike, “Los Blancos” tani do të kenë edhe më shumë siguri dhe e gjithë kjo do të jetë një plus për të ardhmen e klubit. /EDS/