Friday, January 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEJo vetëm Gjini, tek Veleçiku presin edhe një mbrojtës. Koplikasit të mërkurën...

Jo vetëm Gjini, tek Veleçiku presin edhe një mbrojtës. Koplikasit të mërkurën miqësore me Vllaznia B

Tek Veleçiku vijojnë përgatitjet për fazën e dytë të kampionatit dhe skuadra po merr ngarkesat e duhura fizike gjatë këtyre ditëve. Siç kemi bërë të ditur, me të është bashkuar edhe sulmuesi Jurgen Gjini i cili në fazën e parë ishte pjesë e Basanias.

Por Gazeta “Shkodra Sport” mëson se stafi teknik është duke parë mundësinë për të bërë edhe një përforcim tjetër, këtë herë për qendrën e mbrojtjes. Ato janë në bisedime me një futbollist, emrin e të cilit nuk kanë dëshirë ta bëjnë të ditur.

Nga ana tjetër trajneri Duli kërkon që të zhvillojë edhe ndonjë ndeshje miqësore me skuadrën në prag të startit të kampionatit. Dhe madje e para tashmë është siguruar. Të mërkurën e ardhshme në Koplik do të jetë mysafire “Vllaznia B”, në një test që do t’i shërbejë të dy skuadrave.

Veleçiku ka si objektiv futjen në zonën play-off dhe këtë janë të bindur se do e arrijnë, pavarësisht se kampionati mund të ketë të papriturat e tij. E rëndësishme është që skuadra ta nisë me fitore në përballjen e parë me Adriatikun dhe më pas nga java në javë do ta shikohet edhe mundësia për të kapur objektivin.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments