Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJo vetëm golashënuesi më i mirë, Bekim Balaj lojtari me më shumë...

Jo vetëm golashënuesi më i mirë, Bekim Balaj lojtari me më shumë minuta aktivizimi te Vllaznia

Pas pak ditësh, Bekim Balaj do të mbushë 35 vjeç, por ai ndonëse është lojtari me moshën më të madhe nga të gjithë lojtarët e Vllaznisë, sërish është aktivizuar më shumë minuta se gjithë të tjerët në gjysmën e parë të kampionatit. Kapiteni dhe Esat Mala janë të vetmit lojtarë të cilët kanë qenë në fushë në të 18 ndeshjet, megjithatë numri 9 i kuqebluve ka më shumë minuta të luajtura, plot 1614 kundër 1312 minutave të Malës.

Kjo tregon edhe për rolin dhe rëndësinë që Balaj ka tek loja e Vllaznisë, por ajo që të bën përshtypje është se ai i ka përballuar me sukses këto ndeshje, ndonëse ka patur edhe lodhje por edhe ndonjë shqetësim dëmtimi por ia ka dalë. Ndryshe nga një pjesë e mirë e titullarëve që kanë kaluar probleme të ndryshme dëmtimesh.

Bekimi në fakt është shembulli që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë për seriozitetin në stërvitje, mbajtjen e regjimit dhe shumë aspekte të tjera dhe prandaj ia ka dalë jo vetëm t’i luajë të gjitha ndeshjet, por të jetë sërish edhe golashënuesi më i mirrë i kampionatit.

STATISTIKAT E 18 JAVËVE:

  1. Leon Pohls 2 ndeshje- 1440′
  2. Aron Jukaj 2 ndeshje- 180′
  3. Erdenis Gurishta 16 ndeshje- 1436′
  4. Elmando Gjini 16 ndeshje- 1315′
  5. melos Bajrami 15 ndeshje- 1159′
  6. Alexandros Kouro 10 ndeshje- 384′
  7. Andrey Yago 17 ndeshje- 1259′
  8. Esin hakaj 8 ndeshje- 229′
  9. Ardit Krymi 17 ndeshje- 1281′
  10. Klinti Qato 11 ndeshje- 619′
  11. Cristian Dros 6 ndeshje- 348′
  12. Eslit Sala 13 ndeshje- 555′
  13. Edon Murataj 16 ndeshje- 853′
  14. Esat Mala 18 ndeshje- 1312′
  15. Sherif Kallaku 17 ndeshje- 1178′
  16. Bekim Balaj 18 ndeshje- 1614′
  17. Lirim Kastrati 17 ndeshje- 1237′
  18. Charles Bismark 8 ndeshje- 270′
  19. Ensar Tafili 11 ndeshje- 161′
  20. Alfred Mensah 2 ndeshje- 9′
  21. Gledjan Pusi 11 ndeshje- 595′
  22. Aris Ara 3 ndeshje- 20′
  23. Gerald Kubazi 9 ndeshje- 97′
  24. Jasmin Çelikoviç 2 ndeshje- 171′
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments