Goli i shenuar ne minuten e 99-te nga Ivanoviç i Teutes ka sjelle nje reagim te ashper te shkodraneve te cilet mendojne se ai eshte i parregullt. Duke filluar nga nje shtyrje ne dem te Krujes ne momentin e goditjes se kendit, per te vazhduar me pozicionin jo te rregull te futbollisteve durrsake.

Ky moment ka marre edhe vemendjen e shume specialisteve te movioles ne studio te ndryshme sportive, perfshi ketu edhe “Procesi Sportiv” ku ish- arbitri i njohur Lorenc Jemini e ka komentuar ne kete menyre rastin ne fjale:

“Vllaznine po e ndjekin gabimet e arbitrave ne kete kampionat. Ne rastin e 11-metershit te saj. Arbitri nuk kishte nevoje te priste vendimin e VAR-it sepse ishte shume prane vendit ku kishte prekje te dukshme te topit me dore.

Per te mberritur tek rasti i golit te Teutes. Ai gol duhej anulluar sepse lojtari me numrin 15 (Kotebelli) ne momentin kur gjuhet topi, ndodhet ne pozicion jashte loje, dhe hyn ne loje duke pasuar topin tek lojtari qe shenoi.

Ne kete rast duhej te nderhynte VAR-i, por kjo nuk ndodhi dhe si rrjedhoje Vllaznia u penalizua nga arbitri ne kete ndeshje me nje gol te parregullt”- ka thene Jemini./SHKODRA-SPORT.COM/