as katër serbëve, te Besëlidhja duket se po largohen edhe shkodranët. Me shumë gjasa, skuadra e trajnerit Alban Bruka do të bazohet tek lojtarët lezhjanë që janë kontigjent, por mund të afrohen edhe nga ekipet e moshave dhe akademitë private të Lezhës dhe Shënkolli.

Largimi zyrtar i dy senatorëve shkodranë të Besëlidhjes, mesfushorit Samet Hepaj dhe qendërmbrojtësit Kledi Dibra, shënon edhe nisjen zyrtare të merkatos te lezhjanët.

Plani i trajnerit Alban Bruka për ndërtimin e një Besëlidhjeje “bio” me elementë lezhjanë, duket se po funksionon praktikisht.

Ndërkohë që skuadra tashmë ka mbetur thuajse vetëm në dorën e vendasve dhe ende nuk ka një datë se kur skuadra do të nisë fazën përgatitore, ku për të 14-tin sezon radhazi do të kërkojë elitën e futbollit shqiptar…/Vipsport/