Sezoni aktual nuk është edhe aq i mirë për Mançester Sitin e Pep Guaridolës, por plani tashmë është që ekipi të përqendrohet tërësisht të Liga e Kampioneve dhe të ruajë forcat për atë turne. Sheikët i kanë kërkuar Guardiolës të bëjë të pamundurën që të sigurojë atë trofe dhe janë gati të bëjnë çdo lloj shpenzimi për t’ia arritur.
Në verë klubi nuk shpenzoi si zakonisht në merkato e kjo situatë do të përsëritet edhe në janar, pasi Mançester Siti po bën gati një plan për përforcime të bujshme në verën e ardhshme. Objektivi kryesor është Lionel Mesi, në fund të kontratës së tij me skuadrën e Barcelonës dhe një parametër zero i mudnshëm që nga korriku.
Por përveç tij, Mançester Siti kërkon edhe një sulmues të mirëfilltë zone, një lojtar të aftë të bëjë repart i vetëm duke i dhënë mundësinë Mesit që të ketë hapësirat që kërkon për të lëvizur i qetë mes mbrojtësve, Sipas mediave në Gjermani dhe Angli, objektivi i merkatos është Herri Kejn, sulmuesi i Totenhemit, i cili do të zëvendësojë Serxhio Agueron, në fund të kontratës së tij.
Një element që Zhoze Murinjo e cilëson të pazëvendësueshëm te Totenhem, por dihet që pronarët e klubit loindinez janë gati të shesin cilindo prej yjeve të skuadrës nëse oferta është e përshtatshme. /vipsport/