Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLJo vetëm oferta nga Superiorja, Nexhipi kërkon të rrëmbejë Ibraimin nga Kukësi

Jo vetëm oferta nga Superiorja, Nexhipi kërkon të rrëmbejë Ibraimin nga Kukësi

Agim Ibraimi është një nga emrat më të spikatur të Kategorisë Superiore në edicionin e fundit. Sulmuesi me eksperienca të rëndësishme në Europë, mes të cilave edhe një vit te Kaljari në Serinë A, iu bashkua Kukësit, ku mori edhe shiritin e kapitenit në këtë sezon.

Por marrëveshja me klubin është mbyllur për momentin dhe para se të zgjatet akordi për një vit tjetër siç është planifikuar, Ibraimi po shqyrton ofertat e shumta që ka marrë. Të gjithë klubet kryesore në Superiore kanë kërkuar lojtarin nga Maqedonia e Veriut, por jo vetëm.

“Infosport.mk” raporton se një ofertë e fundit dhe e rëndëishme për Ibraimin është ajo nga klubi i Ballkanit në Kosovë që është gati ta bëjë pjesë të projektit të ri.

Pak ditë më parë ky klub prezantoi Nderim Nexhipin si drejtor sportiv e ishte pikërisht ky i fundit që afroi Ibraimin te Kukësi. Tashmë ai kërkon që ta bëjë pjesë të klubit të tij të ri, pasi njeh cilësitë e futbollistit, që do të ishte një ndihmesë e madhe për arritjen e objektivave në sezonin e ri ku Ballkani synon pjesëmarrjen në Europë e trofe.. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments