Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREJo vetëm për mesfushor, Juventusi edhe për dy emra të tjerë në...

Jo vetëm për mesfushor, Juventusi edhe për dy emra të tjerë në Angli

Tuttosport shkruan se Juventusi është i interesuar edhe për dyshen Lloyd Kelly dhe Jadon Sancho dhe për këtë drejtuesit kanë shkuar në Londër.

Drejtorët e Juventusit, Cristiano Giuntoli dhe Giovanni Manna udhëtuan për në Londër në fillim të kësaj jave dhe u panë në stadium për të parë Tottenham-Chelseat të hënën.

Tuttosport konfirmon se Zonja e Vjetër po vëzhgon me vëmendje mesfushorin e Tottenham, Pierre-Emile H0jbjerg, i cili po kërkon më shumë minuta për të luajtur dhe mund të largohet nga klubi në janar. Juventusi ka qenë gjithashtu i lidhur me Thomas Partey (Arsenal( dhe Kalvin Phillips (Manchester City), por sipas Tuttosport, ka më shumë emra në agjendën e Bianconerëve.

Mbrojtësi i Bournemouth, Lloyd Kelly është një nga ata që monitorohen nga gjigantët e Serie A. Kontrata e 25-vjeçarit skadon në qershorin e ardhshëm dhe paga e tij prej 1.5 milionë euro është e përballueshme për Juventusin, megjithëse Liverpool, Arsenal, Milan dhe Borussia Dortmund gjithashtu janë të interesuar për mbrojtësin anglez.

Tuttosport pretendon se Sancho i Manchester United është gjithashtu ndër objektivat e Juventusit. Anglezi pati një përplasje me Erik ten Hag dhe pritet të largohet në janar.

Sipas gazetës me bazë në Torino, Djajtë e Kuq duan të ndajnë rrugët me anësorin e tyre të pakënaqur dhe madje janë gati të paguajnë një pjesë të pagës së tij për ta lënë atë të shkojë diku tjetër në pjesën e dytë të sezonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments