Kukesi i futbollit te femrave duket se po kalon momente te veshtira. Ekipi jo vetem ka humbur disa ndeshje ne keto javet e fundit, por eshte penalizuar edhe nga Disiplina me zbritje pikesh per disa parregullsi ne ndeshje te caktuara.
Kjo ka bere qe situata te mos jete e mire, aq sa ne takimet e fundit ekipi eshte paraqitur edhe me 7 apo 8 vajza ne fushen e lojes. Nje gje e tille ka ndodhur sepse disa vajza nuk kane pranuar te luajne per shkak te problemeve me pagat apo dhe per çeshtje te tjera.
Por nderkohe qe tashme kampionati eshte nderprere dhe po afron hapja e merkatos, nga Kukesi vjen edhe largimi i pare. Behet fjale per mbrojtesen e qendres dhe nje nga lojtaret me te rendesishme te ekipit, Matilda Tanushin.
Lajmi konfirmohet ekskluzivisht per “Shkodra Sport” nga vete lojtarja teksa shpjegon edhe arsyet qe çuan ne kete “divorc” me ekipin kukesian duke thene: “Une personalisht nuk jam me pjese e ekipit te Kukesit. Arsyeja qe me detyruan te largohesha ishte mosmenaxhimi i mire i ekipit dhe problematika te tjera”.
E pyetur nese tek keto problematikat e tjera hynte edhe çeshtja e pagesave, Tanushi do te pergjigjej: “Nje nder arsyet pse u largova nga ekipi i Kukesit eshte edhe ajo e pagesave”.
Po ku do ta shohim ne te ardhmen mbrojtesen e talentuar 18 vjeçare? Pergjigja e saj eshte: “Nuk e kam vendosur akoma. Kam patur oferta gjate ketyre diteve, por besoj se do ta vendos shume shpejt”.
Kujtojme qe Matilda Tanushi eshte pjese e ekipeve kombetare te moshave prej vitesh dhe konsiderohet nje element me shume te ardhme e cila tashme pas largimit nga Kukesi sigurisht qe eshte nje mundesi e mire per çdo ekip per ta patur ne rradhet e tij. Kujtojme qe ajo e ka filluar futbollin tek ekipi “Juban Danja”, me pas u be pjese e Murlanit ndersa ne kete sezon luajti me ekipin e Kukesit, ndekohe qe ende nuk dihet se ku do ta shohim ne te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/