Pas portieres Kaylin Williams e cila u vleresua me nje note shume te larte nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” duke u perfshire madje ne 11-shen me te mire te javes se pare te ndeshjeve te Liges se Kampioneve te Europes, nje vleresim te tille ka marre edhe nje tjeter lojtaret e ekipit te Vllaznise.

Behet fjale per mbrojtesen Sara Maliqi. Ai eshte vleresuar nga kjo faq me noten e larte 7.70 per paraqitjen e saj ne ndeshje ndaj Real Madrid. Nderhyrjet e saj ne shume raste kane qene vendimtare per skuadren shkodrane dhe te mos harrojme qe perballe saj ne fushen e lojes kane qene lojtare shume te mira si ato te Realit te Madridit.

Maliqi ndonese shtateshkurter, me lojen e saj shume dinamike, me nderhyrjet ne kohen e duhur, madje duke luajtur shume mire edhe ne ajer, i ka bere per vete te gjithe. Te mos harrojme se ajo ka nje pervoje te madhe edhe ne arenen nderkombetare fale ndeshjeve te shumta qe ka luajtur si me Vllaznine ashtu edhe me kombetaren shqiptare.

27 vjeçarja eshte nje pike e forte per skuadren dhe kete gje ka vleresuar edhe “Sofa Score” qe e ka vleresuar me noten 7.70 per paraqitjen ndaj Realit dhe me kete note, ajo renditet ne vendin e 21-te rreth 200 futbollistet qe kane luajtur ne ndeshjet e para te fazes se grupeve te Liges se Kampioneve.

Maliqi eshte nje garanci e forte per Vllaznine dhe padyshim qe reparti i mbrojtjes e ka lideren e saj. Ajo qe do ta udheheqe edhe ne ndeshjet e ardhshme duke nisur nga sfida e se merkures ndaj Çelsit./SHKODRA-SPORT.COM/