Futbollistët e klubit të njohur anglez, Bolton, kanë vendosur që të bëjnë një greve prej 48 orësh duke refuzuar të dalin në stërvitje pasi stafit i klubit nuk është paguar prej 2 muajsh.

Sipas BBC, lojtarët të cilët kanë për vete 2 muaj pa u paguar, kanë vendosur që këtë bojkot ta bëjnë për stafin që mirëmban ambientet e klubit e kujdeset për ta, pasi ata kanë vështirësi më të mëdha financiare në raste të tilla.

Rrogat e muajit shkurt ishin paguar me vonesë në klubin i cili ka shanse të mira të mbijetojë në Championship pavarësisht krizës financiare. Lojtarëve dhe stafit u ishte bërë e ditur se në rast të shitjes së klubit, siç ishte planifikuar, të premten do të bëhej pagesa e të gjithë detyrimeve të prapambetura, Por ndërrimi i pronarit nuk ka ndodhur dhe futbollistët kanë vendosur të ndërmarrin këtë masë.

Ndërkohë, të mërkurën përfaqësues të klubit duhet ët dalin para gjykatës dhe të japin shpjegime për mospagesën e disa borxheve, mes të cilave 1,2 milion paund taksa. Nëse nuk shlyhen borxhet brenda të mërkurës, atëherë rrezikohet falimenti i klubit i cili për më shumë se 70 vite ka qenë pjesë e elitës së futbollit anglez dhe ka fituar 4 herë Kupën FA. /vipsport/