Tek KF Shiroka vijon epoka e ndryshimeve dhe drejtuesit e klubit çdo ditë e më shumë po i besojnë një stafi të huaj. Pak ditë më parë u zyrtarizua ardhja e trajnerit Emiliano Bonazzoli, ndërkohë që dje ka prezantuar edhe një tjetër italian që vjen për të plotësuar stafin teknik të saj.
Bëhet fjalë për Francesco Festa i cili është prezantuar nga ana e presidentit Axhani. Më tej në faqen zyrtare të KF Shiroka shkruhet:
“Me kënaqësi ju njoftojmë se klubi ynë ka nënshkruar një marrëveshje me Francesco Festa, i cili do të jetë videoanalisti i ri i ekipit tonë dhe do të jetë pjesë e stafit teknik. Francesco vjen pas eksperiencave në klube profesioniste. Duke sjellë profesionalizëm dhe kompetenca të rëndësishme për rritjen e ekipit tonë.
Gjithashtu, kemi arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Match Analysis Academy Italia, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të vazhdueshëm të standardeve tona. Mirë se erdhe Francesco dhe mirëpresim këtë bashkëpunim të ri!”


