HomeKRYESOREJo vetëm Valverde, Athletic Bilbao synon një tjetër rikthim të bujshëm

Jo vetëm Valverde, Athletic Bilbao synon një tjetër rikthim të bujshëm

Athletic Bilbao rikthey Ernesto Valverden në pankinë. Trajneri 58-vjeçar ka nisur aventurën e tretë në stolin e skuadrës baske, ndërkohë që takimin e parë të sezonit të ri në kampionatin spanjoll e luan të hënën (15 gusht) në “San Mames” kundër Mallorcas së Muriqit.

Drejtuesit e klubit po tentojnë një tjetër rikthimin. Dëshira e madhe është firma me Ander Herrerën, mesfushorin e PSG-së. Mesfushori 32-vjeçar është një idhull i tifozëve baskë për shkak të tre sezoneve fantastike që kaloi te Bilbao (2011-2014).

Herrera nuk bën pjesë në planet e PSG-së dhe Bilbao po luan kartën Valverde për ta rikthyer në La Liga pas 8 vitesh. Vetë mesfushori ka shprehur gatishmërinë e tij për të vazhduar aventurën e dytë me Bilbaon sipas medieve spanjolle.

Tani duhet arritur marrëveshja financiare mes dy klubeve, teksa për momentin kartoni i Herrerës, i cili ka edhe dy vite kontratë me kampionët e Francës, kushton rreth 10 milionë euro.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments