Talenti 21-vjeçar, Shkëlqim Vladi, është padyshim futbollisti më në formë në ligën e dytë të Zvicrës.

Në 5 javët e para të kampionatit ai ka arritur ta gjejë 6 herë rrugën e rrjetës, duke u shndërruar në një lider absolut te skuadra e Araut.

Shqiptari i lindur në Zvicër, është një produkt i akademisë të Jang Bojs, teksa në duelin e sotëm ndaj Belizonës, i mahniti të gjithë me tripletën e shënuar në triumfin 0-4 që skuadra e tij arriti në kampionat.

Vladi arriti të shënonte 3 golat e para në minutat 26, 61 dhe 74. Me këto ritme të frikshme, e ardhmja e 21-vjeçarit pritet të jetë tepër e ndritur.