Eridon Qardaku ka qenë një pikë referimi në sulmin e Bylisit vjet dhe jo me kot edhe pjesë e Shpresave U-21. Qardaku është një lojtar që në Ballsh e shohin si aset të klubit dhe presin shpërthimin e tij duke nisur që nga ky sezon.

Ndaj edhe ai ka rinovuar me Bylisin edhe për një sezon duke qenë se kontrata i përfundonte në fund të sezonit 2022-2023. Kështu që Eridon Qardaku do të jetë pjesë e Bylisit deri në fund të sezonit 2023-2024, vetëm nëse nuk shitet në ndonjë klub tjetër.

“Jam shumë i lumtur dhe shpresoj që të lë gjurmë këtë sezon. Në Ballsh jam ambientuar, kam ardhur që në moshën 18-vjeçar dhe kam fituar eksperiencë, kështu që në këto dy sezone besoj se do ta kem më të lehtë. Luajmë në Superiore dhe tashmë dua që të shpërthej sepse debutimin tim e kam bërë në elitë me Bylisin kur isha 18-vjeçar.

Tashmë jam gati që me golat e mi të marr prej dore Bylisin dhe të synojmë shumë në elitën e futbollit shqiptar dhe falënderoj klubin për besimin dhe vlerësimin ndaj meje”,-tha shkodrani Eridon Qardaku.