Gjermania mbrëmjen e djeshme është mundur nga Hollanda me rezultatin e thellë dhe të pastër 3-0 në Amsterdam.
Kjo është një humbje që “djeg”, pasi eleminimi që në grupe është edne i freskët për 4 herë kampionët e botës.
Megjithatë gjermanët e kanë treguar se kur duan që të ndryshojnë, e arrijë që diçka e tillë të ndodh vërtetë.
Kështu është shprehur trajneri Joachim Low, i cili në një prononcim për mediat ka thënë se pas kësaj humbje do të reagojnë menjëherë dhe kjo do të vijë që në ndeshjen me Francën.
“Tani duhet të tregojmë karakter pas kësaj humbjeje. Në këto dy ditë do të përgatitemi shumë mirë për ndeshjen kundër Francës”, është shprehur tekniku./newsport/