KF Shkodra U19 i ka bere nje nisje te shkelqyer kampionatit te kategorise se pare ku merr pjese dhe duket ne rruge te mbare per t’u ngjitur edhe ai ne Kategorine Superiore ashtu siç beri ekipi U17 nje sezon me pare.
Ne kuadrin e javes se katert te kampionatit, ekipi i drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj, KF Shkodra U19 ka pritur ne fushen e saj ekipin Shkendia B e Tiranes dhe e ka mundur me rezultatin e thelle 6-1.
Formacioni i ekipit ne kete ndeshje ka qene ky: Masinji, Cenaj, Malocaj, Sykaj, Alijaj, Zeneli, Gjinaj, Jukaj, Laceja, Gjerkaj, Ivziku. Jane aktivizuar edhe Margjini, Nilaj e Huna.
Protagonisti kryesor i ketij suksesi padyshim qe ka qene sulmuesi dhe kapiteni i ketij ekipi Ivziku qe ka shenuar tre prej golave te kesaj ndeshje. Dy te tjeret mbajne per autor Zenelin ndersa i fundit Gjinajn.
Ky ekip me 9 pike te plota ne 3 ndeshje te luajtura (ka nje ndeshje me pak) udheheq renditjen duke patur pike te barabarta me Spartakun qe ka zhvilluar nje ndeshje me shume.
Perballja e kesaj jave mes ketyre dy ekipeve qe do te zhvillohet diten e diele ne Tirane duket shume vendimtar per vendin e pare ne renditje dhe ne rast fitoreje, shkodranet padyshim qe do te hedhin nje hap shume te rendesishem drejt konsolidimit te vendit te pare dhe afrimit gjithnje e me teper me objektivin e tyre: Ngjitjen ne Kategorine Superiore.