Barazimi ndaj Besëlidhjes nuk e ka kënaqur trajnerin e Vllaznisë Mirsad Jonuz. Për më tepër loja e zhvilluar nga ekipi i tij në këtë 90 minutësh miqësor të luajtur pasditen e sotme në “Loro Boriçi”.

Në pronononcimin e dhënë për mediat pas ndeshjes, tekniku maqedonas ka folur edhe për merkaton dhe për afrimet e fundit që pret deri në mbyllje të merkatos.

-Mbyllët përgatitoren me një barazim me Beslidhjes, por me një lojë që nuk bindi….

Kemi 22 ditë punë të fortë pergatitore. Pjesa e parë ishte shumë e vështirë për ne ndërsa në të dyten ishim me mirë. Loja nuk më pelqeu por shpresoj që të përmiresohemi. Sot nuk funksionuan disa gjëra në ekip dhe ju e pate që ndryshova disa lojtarë. Për ekipin tim problemi më i madh është loja me topin dhe nuk po e kuptoj pse. Kam folur me lojtarët e mi dhe shpresoj që deri sa të nisë superliga të përmiresohemi.

A jeni i kënaqur me merkaton?

Është shumë e vështirë për mua. Lojtarët vijnë tani dhe me duhet t’i fus direkt në ekip. Për dy ditë vijnë dy lojtare të tjerë. Braziliani që morëm para pak ditësh po zhvillon kontrollet mjekesore në Tiranë e pastaj do të vijë në ekip. Dy lojtaret e rinj të tjerë që do të vijnë, luajnë në Brazil dhe ne Arabi dhe do t’i aktivizoj në fushë direkt që në ndeshjen e parë.

Pse klubi po përdor dy standarte: Për lojtarët shkodranë kërkoni provë ndërsa për të huajt i merrni direkt?

E kuptoj por kur erdha kisha shumë pak lojtarë, të tjerët ishin pa kontrate. Puna ime është me lojtaret që i kam pjesë të ekipit, prandaj mora edhe disa futbollistë të tjerë në merkato.

Kush e bëri merkaton në klub, juve, administratori apo drejtori teknik?

Unë kërkova, një portier, një stoper, një mesfushor qendre, një fantazist dhe një sulmues. Klubi po punon per ti blerë, por është e vështirë është shumë shtrenjtë për të bërë afrimet e duhura. Megjithatë besoj se në këto 5 ditë do t’i blejmë lojtarët që do të na duhen. Ka probleme me vizat, me biletat e avionit, por do të vijnë futbollistë në minutat e fundit të merkatos.

Në fillim kur u prezantove, drejtuesit folën për arritje në kupat e Europes, me këtë skuadër çfare pretendimesh keni ju?

Në fillim dua të ndërtoj këtë skuadër dhe pastaj do të shikoj ndeshje pas ndeshje çfarë do të bëjmë. Me lojtaret e rinj shpresoj të jemi më mirë.

-Emerson, në shifra zyrtare në transfermarkt, ka 9 vite me 7 gola pse e morët?

Ka shënuar 7 gola e di, por është lojtar i mirë. Kam folur me miqtë e mi dhe ma kanë sugjeruar, është futbollist i mirë. Sot nuk është e veshtirë të marrësh informacione për lojtarët. Ai shumë shpejt do të vijë në Shkodër e do të shikoni vlerat e tij.

Çfare ju ka premtuar klubi duke qenë se në vitet e kaluara ka patur shume probleme finaciare. Por edhe problemet e jashte që janë ato të Bashkisë në këto momente?

Nuk më interesojnë. Kam ardhur këtu për futboll dhe me kanë premtuar punë të ndershme. Të jerat nuk janëë punët e mija.