Pas ndeshjes miqësore të sotme në “Loro Boriçi” ka folur për mediat edhe trajneri i Besëlidhjes Elvis Plori.Në prononcimin e tij për mediat, shkodrani është shprehur deri diku i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, por nga ana tjetër ka bërë të ditur se ka vend ende për përmirësime.

“Kjo është ndeshja e dytë që bëjmë me Vllazninë. Të dy ndeshjet kanë të njëjtën tabllo. Një pjesë të parë të mirë për ne. Vumë kundërshtarin nën presing, krijuam raste por pa konkretizim. Edhe në pjesën e dytë u munduam, por zëvendësimet e shumta bëjnë edhe diferencën.

Ne nuk jemi një skuadër Ssuperlige që të kemi mundësi të shumta. Jam i kënaqur me lojën, me volumin që lojtarët bënë. Në përgjithësi jam i kënaqur me atë që djemtë dhanë në fushën e lojës.

Për Vllazninë mund të them se shikoj se është punuar. Vonesa në nisjen e punës dhe afrimet në minutat e fundit mendoj se do të kenë ndikimin e vet në ndeshjet e para. Por më pas unë shpresoj tek kjo skuadër”.
Gjon GJEKA