irsad Jonuz e kënaqin tre pikët e marra në Vlorë. Në deklaratën për mediat pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë thotë se pjesa e parë ishte e keqe, ndërsa gjithçka ndryshoi në 45 minutat e dyta.
“Normalisht që jam i kënaqur me fitoren dhe tre pikët e marra nga kjo ndeshje. Por nuk jam i kënaqur me mënyrën se si e nisëm takimin dhe luajtëm në pjesën e parë.
Pjesa e parë ishte e keqe nga Vllaznia. Vetë rezultati 0-0, ku ne nuk po shkonim drejt portës dhe nuk kishim epërsinë e duhur, e tregoi këtë gjë. Në pjesën e parë nuk po luanim si duhet dhe nuk po shpreheshim qartë.
Pjesa e dytë pastaj ndryshoi mjaft. Ekipi ka zhvilluar një lojë të mirë në 45 minutat e dyta. Kur takimi shkoi 2-0 nuk kishte më histori dhe them se aty u mbyll gjithçka dhe kjo më qetësoi disi.
Më kënaq fitorja dhe tre pikët që morëm në këtë takim sot me Flamurtarin, por duhet të bëjmë më shumë dhe nuk duhet të përsërisim më pjesën e parë të këtij takimi”, shprehet Jonuz.