Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJonuz: Lojtarët duhet të kuptojnë se duhet të luftojnë në fushë. Nuk...

Jonuz: Lojtarët duhet të kuptojnë se duhet të luftojnë në fushë. Nuk jam unë problemi i Vllaznisë

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, në prononcimin për Supersport theksoi se lojtarët duhet të kuptojnë se në fushë duhet të luftohet, ndërsa shprehu pakënaqësi edhe për kushtet e stërvitjes teksa ekipi ka 4 muaj pa bërë stërvitje në fushë me bar.

Skuadër e brishtë- “Është e vështirë të flasësh kur një ndeshje humbet në ndeshjen e fundit. Kemi pasur disa gabime në pjesën e parë. Në 20 minutat e fundit kemi luajtur në mbrojtje dhe sulm bashkë, kishim frikë kundërsulmin. Ishte dhe një fatkeqësi që Ramadani u dëmtua dhe vendin e tij e mori Gurishta.

Unë erdha te Vllaznia sepse pashë diçka te ky ekip dhe më vjen keq që lojtarët nuk e kuptojnë se duhet të luftojnë në fushë. Ne nuk kemi kushte as në stërvitje dhe që nuk të japin asnjë mundësi për të përparuar. Kemi 4 muaj që bëjmë stërvitje në një terren pa bar.

Kjo ndikon edhe te lojtarët. E përsëris edhe njëherë se nuk humbas unë si trajner, por lojtarët humbin. Nuk është një kapitullim dhe problemi më i vogël këtu jam unë. Vllaznia do të ekzistojë edhe pa mua dhe pa të tjerët”, u shpreh Jonuz. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments