E ka nisur sezonin si rezerve, por me kalimin e javeve eshte shnderruar ne nje titullar te padiskutueshem te kuqebluve. Futbollisti kukesian Fjoart Jonuzi eshte tashme nje pike e forte e formacionit te Vllaznise dhe ne çdo ndeshje mundohet te jape me te miren e tij.
Ai ka folur per mediat ne pragndeshjen me Skenderbeun, duke shprehur besimin se skuadra do te tregoje vlerat e saj me te mira per te kerkuar fitoren dhe per te ruajtur distancen me ndjekeset.
“Normalisht qe është shumë ndeshje e vështirë sepse Skenderbeu është në vend të fundit dhe i duhen pikët. Ka treguar edhe performanca të mira edhe pse ka pësuar humbje. Unë mendoj se duhet ta vlerësojmë maksimalisht sepse kanë një ekip me çuna të rinj por që vrapojnë dhe luftojnë shumë dhe duhet t’i vlerësojmë.
Jo vetëm për skuadrën tonë, por për të gjitha skuadrat sepse duhen kushte optimale për të luajtur futboll, por do të shikojmë si është terreni. Nqs është me borë atëherë duhet të ndryshojmë ndoshta edhe taktikë sepse është e vështirë të luhet dhe nuk do të ishte e përshtatshme për ne.
Ne do kemi disa mungesa dhe ato janë të rëndësishme, por normalisht kur ke kaq shumë kohë që luan me disa lojtarë, por sido lojtarët i kemi dhe ato do i zëvendësojnë. Stafi i ka dhënë besim të plotë dhe sa herë që i është dhënë mundësia, ato e kanë shfrytëzuar dhe mendoj se nuk do të jetë shumë problem.
Do te kerkojme fitoren ndaj Skenderbeut dhe duhet qe te punojme per te ruajtur distancen me ndjekesit. Do të jetë e vështirë sepse janë shumë ekipe që luftojnë për titull kampion por normalisht ne duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe po i vlerësuam të gjitha, mendoj dhe kam besim tek ky grup se do ta ruajmë këtë distancë”.