Mirel Josa ka folur pas humbjes 2 me 1 të Bylisit në transfertën e Elbasanit. Trajneri i Bylisit deklaroi pas ndeshjes:
“Kësaj mund t’i thuash pozitivitet dhe negativitet. Në atë moment pësuam edhe golin e parë. Nuk mund t’i futem problemeve, ishte apo faull, karton i kuq apo jo. Loja ishte në ekuilibër deri në minutën e 23-të, nuk rrezikoi në portën tonë. Ne duhet të ishim më të qetë. Pastaj u prishën ekuilibrat në lojë, kartoni i kuq na futi në dilema. Erdhi edhe penalltia pastaj. I jap merita lojtarëve si u ngritën psikologjikisht dhe shënuan gol, në moment të favorshëm për ne sepse kishte minuta shumë.
Më shumë guxim? Ne futëm dy lojtarë krahu, që kanë treguar veten qoftë në stërvitje, qoftë me Vllazninë, që ishin lojtarë të shpejtë. U barazua edhe vendosja e ekipeve, u vendosën njësoj. Përsëri në disavantazh dhe donim ta çonim ndeshjen deri në fund. Presioni mbi Elbasanin në atë momente, ne duhet të ishim më të qetë. S
Entuziazëm të jep rezultati, pikët. Unë do të qëndroj pak te rastet e fundit të lojës. Normale që këtu ka VAR. Drejton lojën përveç arbitrit. Mund të kishte shkuar loja edhe barazim. Janë episode që ndodhin. Në topin në anësore që jepet dalja jashtë nga anësori, për mendimin tim, topi nuk kishte dalë jashtë.
Aty shkuam 2 me 2, por arbitri i kishte rënë bilbilit më përpara. Ta linte deri në fund, pastaj të vendosej. Unë po bëj punën time, siç do e bëja në çdo skuadër tjetër. Djemtë më përgjigjen, duhet të kemi më tepër stabilitet. E kërkoj në momentet e mos ndryshimit të formacionit”, u shpreh Josa për “RTSH”.







