Darko Bulatoviç ka ndjere shqetesime pas ndeshjes se kaluar me Egnatian dhe si rrjedhoje ne ditet e para te kesaj jave ka kryer edhe te gjitha ekzaminimet te cilat i kane konstatuar nje demtim ne pjesen e poshtme te kembes se tij te majte.

Mbrojtesi malazez si rrjedhoje ka nisur fazen e terapise, por megjithe perpjekjet e stafit mjekesor, ai nuk ia ka dale qe te rikuperohet ne kohe dhe per kete arsye e ka humbur ndeshjen e neserme, ate qe Vllaznia do te luaje ndaj Kastriotit ne stadiumin “Loro Boriçi”.

I gjendur ne keto rrethana, trajneri Josa eshte detyruar te filloje t’i beje planet edhe pa kete lojtar, ashtu si dhe pa Latifin dhe Boshnjakun. “Shkodra Sport” meson se ideja e pare ka qene qe Bulatoviç te zevendesohej me Dajan Shehin, por ka patur edhe ndonje mendim per 19 vjeçarin Flori Spahija.

Por rendesia e ndeshjes dhe fakti qe kemi te bejme me nje perballje shume te rendesishme per kuqeblute, ka bere qe numri 1 i pankines shkodrane t’ia besoje kete vend Shehit, ashtu siç ndodhi edhe ne ndeshjen e pare te kampionatit ndaj Erzenit.

Mbrojtesi shtatelarte do te formoje dyshen e qendres se mbrojtes se bashku me kroatin Juriç, nderkohe qe ne krahe do jene Gurishta e Hakaj. Kjo do te jete katershja e prapavijes per takimin e neserm ndaj krutaneve./SHKODRA-SPORT.COM/