Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka konfirmuar disa ndryshime në formacion për ndeshjen e nesërme me Universitatean e Kraiovës, takim i vlefshëm për turin e dytë të Conference League. 

Shkak për këto lëvizje duket se u bënë ndryshimet për mirë të lojës, që dhanë disa nga futbollistët e aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes së parë të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”.
Në një lidhje direkte nga Kraiova me RTSH Shkodra, trajneri kuqeblu i konfirmoi vetë këto ndryshime në formacion, teksa tha se do ketë ndryshime në emra, por jo ndryshime në rreshtim dhe në mënyrën e lojës së skuadrës.
“Po, do të ketë ndryshime në formacionin e parë. Këto do të jenë në emra në formacion, krahas atyre që e filluan nga minuta e parë një javë më parë në “Loro Boriçi”.
Megjithatë, mund të them se nuk do të ketë ndryshime në rreshtim ose në mënyrën e lojës së skuadrës”,-tha gjatë prononcimit të tij në lidhjen e drejtpërdrejtë, trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa.
Maringlen ZHIVANI