Kalimi i djeshem i Engjell Hotit te Partizani i ka zhgenjyer shume shkodranet, sepse siç u be e ditur, ai me pare i kishte dhene fjalen Vllaznine. Por per trajnerin Mirel Josa kjo nuk ka shume rendesi.

Madje, sipas tij, nje veprim i tille i ketij futbollisti, do t’i mesoje ata te “zene vend”. Duke folur ne lidhje me merkaton e Vllaznise, trajneri Josa eshte shprehur:

“Unë afrime i them edhe lojtarëve që kanë rinovu me skuadrën. Kështu ne jemi në rrugë të drejtë përsa I përket qoftë rinovime dhe ardhjesve të lojtarëve. Kishim edhe lojtarë të tjerë që shkoj tek Partizani, por kjo tani ka pak rëndësi.

Sa i takon perforcimeve te mundshme, emra konkret nuk mund tw them. Pasi emrat konkret mund tw na nxjerrin edhe bllof siç ndodhi ne rastin e fundit”.

Jashte prononcimit zyrtar, numri 1 i pankines shkodrane ne fakt nuk eshte pare i merzitur per kete sjellje te Hotit. Madje sipas tij, me mire qe ndodhi ne kete menyre perderisa lojtari nuk e ka patur kaq deshire ardhjen te Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/